TONAJ: AKSI TAMARË-VERMOSH I BLLOKUAR, AKSE TË TJERA TË KALUESHME ME ZINXHIR. Rruga Tamarë-Vermosh është e bllokuar ndërsa një sërë aksesh të tjera rrugore kalohen me vështirësi.

Kjo bëhet e ditur nga drejtori i rrugëve rurale Dedë Tonaj i cili flet për situatën pas reshjeve të shiut dhe borës. Edhe në rrugët rurale në pjesë të ndryshme ka rrëshqitje dheu. Drejtori Tonaj tregon zonat më problematike për Qarkun Shkodër. Drejtoria e Rrugëve Rurale nuk ka as fonde sepse janë të bllokuara në Këshillin e Qarkut Shkodër e po ashtu edhe shkurtimi i 50 punonjësve kanë një ndikim të madh në këto situata. Në rast se reshjet e shiut vijojnë me itensitet e po ashtu edhe reshjet e borës, atëherë duhet një ndihmesë edhe nga strukturat e tjera shtetërore sepse drejtoria rurale e rrugëve ka vështirësi ekonomike.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”https://www.youtube.com/embed/cfDoMcBlujM” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakRADOVANI: KËTË RADHË SHKODRA NUK PËRMBYTET NGA HEC-et
Artikulli tjetërSHBA, PËRPLASET TRENI 7 VIKTIMA DHJETRA TË PLAGOSUR