Me ftesë të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kabineti qeveritar i Kosovës mbajti sot një takim që në rend të ditës kishte diskutimin për situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit në vend.

“Duke theksuar rëndësinë e mbarëvajtjes së punës së institucioneve dhe shërbimeve që ato ofrojnë, gjatë diskutimit u konfirmua se institucionet vartëse të secilës ministri kanë vazhduar pandërprerë përmbushjen e detyrave në kuadër përgjegjësive që kanë”, thuhet në komunikatë.

“Kryeministri Kurti u shpreh se ligjshmëria dhe kushtetutshmëria e Republikës nuk mund të komprometohen, ndërkaq që dialogu dhe institucionet nuk kanë alternativë. Ai përsëriti thirrjen që mos të bojkotohen ose braktisen institucionet e Kosovës, të cilat i shërbejnë çdonjërit pa dallim. Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për sundim të ligjit, respektim të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe pakicave, barazi, shërbim ndaj qytetarëve, paqe dhe siguri”, përfundon njoftimi.

Artikulli paraprakAMBASADORI AMERIKAN NË BEOGRAD: SERBËT TË KTHEHEN NË INSTITUCIONE! KOSOVA TA FORMOJË ASOCIACIONIN
Artikulli tjetërTENSIONET NË VERI TË KOSOVËS, REAGON OLTA XHAÇKA: DIALOGU MË I RËNDËSISHËM SE KURRË