Situata nga moti i keq në Shkodër vijon të jetë problematike. Pavarësisht se ka patur një ulje me 80 hektarë tokë të përmbytur, ende janë 1320 hektarë nën ujë.15 banesa të fshatit Obot janë ende nën ujë.
Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.
Ne NJAD Temal dhe Shllak mungon energjia elektrike.
Situata në akse rrugore:
Aksi H.Hotit-Tamare pa probleme. Qarkullimi kryhet normal pa zinxhirë.
Aksi Tamere-Vermosh ka dëmtim te shtresave te dërrasave në urën e fshatit Bashkim ne Vermosh.
Aksi është i hapur ne te dy koristë dhe është kriposur.
Aksi Boge-Theth është i pastruar segmenti Boge-Qafe Thore dhe po punohet për pastrimin e bores së ortekëve për te hapur të gjithë aksin.