Në Lezhë raportohet për 410 hektarë tokë të përmbytur, konkretisht në fshatrat në Tresh, Balldren dhe në Gjonem.

Në Shkodër raportohet për rreth 300 ha tokë të përmbytur. Si pasojë e motit të keq ka mbetur pa energji elektrike pjesa më e madhe e Njësisë Administrative, Guri Zi.

Në Vlorë, pasi reshjet e dendura të shiut bënë që lumi Vjosa të dilte mbrëmjen e djeshme nga shtrati te Pazari i Mifolit, sot paraqitet situatë më e normalizuar.

Raportohet se niveli i ujit në urën e Mifolit është 5. 2 metra.Tendencat janë rënëse dhe nuk ka sipërfaqe nën ujë anës Vjosës. Lumi Vjosa është akoma në shtratin e saj .Ne urën e Memaliaj vijon rënia e nivelit në krahasim më dy orë më parë. Aktualisht në urën e Memaliaj niveli i ujit është nën 5 m.

Në Elbasan, reshjet e shiut kanë qenë të përhapura në të gjithë qarkun, me intensitet të lartë , por nuk kanë krijuar problematika. Raportohet se akset rrugore janë të hapura me ndonjë prezence sporadike të inerteve.

Artikulli paraprak‘TAKIME TË PAPRITURA JU PRESIN GJATË KËTYRE FESTAVE QË PO AFROHEN…’, ZBULONI ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT
Artikulli tjetërSHTRENJTIMI I ÇMIMEVE THELLON TKURRJEN E TRANSPORTIT TË MALLRAVE ME KAMION, KONSUMI ME RËNIE EDHE NË PRAG FESTASH