Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 27.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
• Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.58m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rënie të nivelit të ujit me 3 cm.
• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.87 m.(Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 4 cm.
• Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.25m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rënie të nivelit të ujit me 25 cm.
.
• Lumit Kir ka prurje të shumta.
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 2365 Ha
1. Tokë e pakultivuar 558 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhe 1650 Ha
3. Grurë 80 Ha
4. Bimë Dekorative 47 Ha
5. Pemtore 27 Ha
6. Sera 3 Ha
Nj.A. Ana e Malit
1. Rruga e Obotit është e kalueshme me vështirësi me mjete te larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 1.15 m.
2. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.
3. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
4. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1160 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
• Tokë e pakultivuar 220 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 880 Ha
• Grurë 25 Ha
• Pemtore 25 Ha
• Bimë dekorative 7 Ha
• Sera 3 Ha
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 940 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatratMushan,Shirq,Suka-Dajç, Darragjat, Pentar), nga të cilat:
• Tokë e pakultivuar 280 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 565 Ha
• Grurë 55 Ha
• Bimë dekorative 40 Ha
2. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka presence uji me mbi 1 m
3. 55 shtëpi janë të rrethuara nga uji.
Nj.A.Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.
• Tokë e pakultivuar 20 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 50 Ha
Nj. A. Guri i Zi
Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 150 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
• Te pakultivuara 30 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 110 Ha
• Grurë 10 Ha
Nj.A.Rrethinat
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 55 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)
• Tokë e pakultivuar 8 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 45 Ha
• Pemtore 2 Ha
-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.
-Kërkohet mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) përNJ. A. Ana e Malit dhe Dajç, sipas kërkesës të bërë nga Bashkia Shkodër me nr.689 prot, datë.14.01.2021