Sipas të dhënave nga Emergjencat Civile në qarkun e Lezhës, ka disa zona që janë të përmbytura kryesisht në Zadrimë, Balldren, Tresh-Spiten si dhe në fushën e Gjonmenit. Në total sipërfaqe tokë nën ujë është 620 hektar.

‘Ne qarkun Lezhe kane rene rreth 65 mm reshje ,kuota lumit Drin 1.6 m nga +2.0 m kuota kritike, ka siperfaqe te permbytura ne zonen Zadrime rreth 120 ha .Hidrovori i Balldrenit punon në kuotën -1.4m ka rreth 350 ha te permbytura.Hidrovori Tale punon ne kuoten -1.1 m ka rreth 50 ha te permbytura ne keneten Tresh-Spiten.

Hidrovori Droje – 0.20 m, Hidrovori Shllinza – 0,70 m. Në fushë e Gjonëmit (ish këneta) kemi rreth 100 ha toka të përmbytura Paraqiten probleme ne Alk, Nj/A/F.Kuqe, si pasoje e rritjes se prurjeve ne Lumin Mat. Strukturat MC te bashkisë Kurbin po ndjekin situaten ne terren.

Nga ana drejtorit të HC Ulëz e Shkopet që nga ora 08:00 është hapur porta e shkarkimit dhe shkarkimet janë 600 m³/s. Nga ana e Kryetares së bashkisë Kurbin raportohet shqetësim hapja e portave te shkarkimit, pasi ka prezencë ujë në bizneset që janë në Lagunën ë Patokut.

Ka kuota te larta lumi Mat, pas njoftimit per leshim uji nga hidrocentralet. Si Qark me raportimet aktuale kemi rreth 620 ha toke të përmbytur. Situata ne bashkine Mirdite paraqitet e qete, raportohet vetem mungese energjie elektrike ne disa zona.’-njoftojnë emergjencat Civile.

Artikulli paraprakRESHJET E SHIUT, PËRMBYTEN 1920 HEKTARË TOKË NË QARKUN SHKODËR
Artikulli tjetër“PËRÇARJA ËSHTË AJO QË DO ARMIKU”, AMBASADORJA KIM KUJTON THËNIEN E SKËNDERBEUT DHE JEP MESAZHIN: BASHKIMI BËN FUQI!