Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve duke sjellë një qetësim të situates.
Ndërsa rrugët janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme, ARRSH njofton se në aksin Qafë Thore-Theth, në zonën e tuneleve, vazhdon rënia e ortekëve duke sjellë vështirësi për mjetet dhe punëtorët për pastrimin e rrugës. Dendësia e dëborës mbi 1 metra.
ARRSH i bën thirrje shoferëve që të tregojnë kujdes gjatë drejtimit të mjeteve, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në zonat malore, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.