Situata e krijuar nga përmbytjet në Lezhë vijon të jetë e rënduar.Sipas të dhënave zyrtare të emergjencave gjatë 34 oreve të fundit kanë rënë 40 mm shi dhe ka prezence uje në 4 banesa si dhe janë të përmbytura 1300 hektarë tokë bujqësose në Zadrimë dhe Torovicë.
Situatë problematike paraqitet në zonen e Torovicës ku thuajse e gjithë fusha është e përmbytur si dhe janë bllokuar disa familje, për shkak të prezences së ujit në rruge i cili ka arritur deri në 50 cm.
Hidrovori i Balldrenit që evadon ujerat e kësaj zone, nuk e kryen funksionin siç duhet, pasi niveli i tokës ka rënë me rreth 2 metra.
Të mbjellat e fermereve në Torovicë mund të qëndrojnë nën uje për një kohë të gjatë, duke shkaktuar dëme të shumta në bujqesi.