Ka shkuar në rreth 750 numri i të plagosurve nga tërmeti.Ndërkohë deri më tani, nga rrënojat janë nxjerrë 49 trupa të pajetë dhe 45 të shpëtuar, ndërsa në disa zona vijojnë ende kërkimet. Aktualisht janë të shtruar 63 të lënduar, gjendja e të cilëve paraqitet e stabilizuar, përveç një person që paraqitet në gjendje më të rënduar.

Ndërkohë vetmi i mbijetuar i familjes Cara, Albert cara është nisur me avion nga Rinasi për mjekim të specializuar në Itali. Në aeroport ishte dhe kryeministri Edi Rama me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.Përpos qytetarëve që po marrin trajtim në spitale, janë rreth 1107 vizita mjekësore të kryera për banorët e prekur nga tërmeti që po marrin trajtim në qendrat shëndetësore 24/7 të hapura pranë zonave të prekura.

Ndërsa mbi 350 persona kanë marrë shërbimin mjekësor pranë kampit të emergjencës në Thumanë dhe pikave të ngritur në Durrës. Me ekipet e ngritura në terren është siguruar pajisja me medikamente për të sëmurët kronikë.Urgjenca kombëtare ka përballuar 5094 thirrje për ndihmë që nga momenti i rënies së tërmetit dhe ka realizuar 1311 misione me autoambulancë.

Të gjitha spitalet dhe qendrat shëndetësore pranë zonave të prekura nga tërmeti janë në gatishmëri të përforcuar.Sot është dita e katërt pas tragjedisë dhe shqiptarët vijojnë të jenë në panik, pasi lëkundjet e tokës vazhdojnë, disa prej të cilave të forta. Me qindra banorë vijojnë të qëndrojnë në çadra, pasi shtëpitë e tyre janë shkatërruar nga tërmeti, ndërsa Shqipëria i kaloi festat e Pavarësisë dhe të Çlirimit në zi kombëtare dhe gjendje të jashtëzakonshme.

Artikulli paraprakREUTERS PËR TËRMETIN: SI E SHPËTOI LAVATRIÇJA 17 VJEÇARIN
Artikulli tjetërRAMA KRAH METËS TEK VARREZAT E DËSHMORËVE