Përmes dy postimeve të njëpasnjëshme në Twitter, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar mbi situatën e krijuar në vend pas rënies së tërmetit të datës 26 nëntor.
“Bashkimi Evropian është me Shqipërinë. Ekspertët e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE janë aktualisht në terren. Ekspertët e BE-së, në ndihmë të autoriteteve qendrore lokale shqiptare. Ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë edhe një herë te populli shqiptar.”