Deklarata e djeshme e presidentit Ilir Meta I cili propozoi që në datën 13 tetor të mbahen zgjedhjet vendore, parlamentare dhe presidenciale ka ngjallur mjaft reagim tek qytetarët shkodranë, të cilët dhanë mendimet e tyre në lidhje më këtë çështje.
Ndërkohë, nuk mungojnë as reagimet e qytetarve të cilët e shohin zgjidhjen e krizës politike përtej politikanëve që jaën në pushtet.
Edhe pas zgjedhjeve vendore të zhvilluara të dielën e 30 qershorit dhe njohjes së këtij procesi nga ndërkombëtarët, situata politike në Shqipëri vazhdon të mbetet e rënduar duke e bërë që një pjesë e qyetarëve të mënjanjohen bindshëm nga përkrahja e partive politike, fakt I cili u vu re edhe në pjesëmarrjen në votimet e 30 qershorit.