Partia Socialiste ka thirrur në një mbledhje urgjente Kryesinë e kësaj partie. Takimi do të zhvillohet në orën 17:00.

Mbledhja mendohet të ketë në fokus marrëveshjen e arritur mes mazhorancës dhe opozitës, ku pritet të merret miratimi rreth marrëveshjes së dakordësuar mes Ramës dhe Bashës, për detajimin e së cilës vijojnë diskutimet mes tyre në Pallatin e Kongreseve prej orës 10:00 të paradites. Ndërkohë edhe Basha ka lajmëruar një takim me aleatët pas takimit me Ramën, për të konsultuar produktin final të konsensusit.

Artikulli paraprakPAS MARRËVESHJES, META TAKIM KOKË MË KOKË ME BERISHËN
Artikulli tjetërFLECKENSTEIN: MIRË PËR SHQIPËRINË