Si është zgjuar Shkodra sot:
Niveli i ujit në basenin e lumit Drin dhe Bunë gjatë natës se mbrëmshme ka pasë rënie të ndjeshme të nivelit me rreth 30 cm. Lumi Kir ka prurje normale. Ndërkohë shkarkimet ne HEC-ve vazhdojnë me të njëjtin rritëm sipas vleresimit të punonjesve në terren. Sipas verifikimeve në orët e para të mengjesit, gjatë një ore e gjysëm niveli i ujit po rritet perseri me shumë shpejtësi. Nuk ka informacion zyrtar mbi nivelin e shkarkimeve nga ana e KESH, dhe pritshmërinë e regjimit të shkarkimeve gjatë orëve të paradites.
Situata ne Shkoder qytet: Pjesa siperme e lagjes Bahcallek ka 7-8 cm uje. Deri më tani nuk paraqet probleme. Zona e livadheve nuk ka probleme. Zona Fusha e Druve, dhe lagje Tepe skanë probleme. Nderkohe ne lagjen Ajasem në Shkodër niveli i ujit gjatë natës ka rënie. Lagjet Bahçallek dhe Ajasëm nuk furnizohen me energji elektrike. Shkollat do jenë të mbyllura deri në nje urdher të dytë nga ministria e Arsimit.
Në Harkun e Bërdicës, pjesë e aksit nacional Shkodër- Tiranë ka prezencë uji dhe kalohet me vështirësi. Trafiku është i rënduar. Situata ne Njësinë Adminsitrative Dajç paraqitet: Darragjati eshte mbetet fshati më problematik. Argjinatura vazhdon te çahet me shume. Mungon energjia elektrike. Shkollat janë te mbydhura deri në një urdhër të dyte të Ministrise së Arsimit.
Situata në Njësinë Adminsitrative Berdice: Ka nderprerje te furnizimit me energji elektrike. Për momentin nuk paraqiten probleme
Situata ne Njësinë administrative Ana e Malit Rruga e Obotit, Ana e Malit, kalohet vetëm me mjete të larta. Ka mungesë të furnizimit me energji elektrike.
Situata në Njesine Administrative Rrethina paraqitet: Ne Rrethina nuk ka probleme. Furnizimi me energji elektrike është rikthyer perveçse ne fshatin Guci e Re. Prurjet ne lumin Kir jane ne renie.