Rezultatet e fundit negative duket se kanë krijuar një klimë aspak të mirë në skuadrën e Basanias, ku nuk kanë munguar edhe vendimet drastike. Fillimisht kishte një njoftim se ekipi nuk do të merrte më pjesë në kampionat, sepse do të shkrihej, por më pas ky postim u fshi, sepse drejtuesit kanë reflektuar dhe kanë vendosur të vazhdojnë garën. Megjithatë, Basania ka ndërperë bashkëpunimin me trajnerin Haris Lika, teksa në dy ndeshjet e mbetura të kësaj faze, ekipi do të vijojë nën drejtimin e zv/trajnerit. Presidenti i Basanias, Ermir Shimaj, foli rreth këtyre vendimeve, teksa tha se diçka duhej ndryshuar si pasojë e rezultateve negative.

Presidenti Shimaj, i pyetur se çfarë synon Basania në vazhdim, tha se e shikon të mundshëm sërish arritjen në vendin e tretë të renditjes, pasi sipas tij nuk ka diferenca mes ekipeve.

Ndeshja e rradhës për Basanian do të jetë në shtëpinë e saj ditën e dielë kundër Ilirisë së Fushë-Krujës, ku do të kërkohet kthesa te rezultatet pozitive.

Artikulli paraprakREKTORI PRET ARQIPESHKËVIN MASSAFRA
Artikulli tjetërSFIDAT E PROCESIT TË ZBATIMIT TË REKOMANDIMEVE NGA INSTITUCIONET E PAVARURA, BALLA: ZBATUESHMËRIA ËSHTË NË RRITJE