Situata jo e mirë në të cilën po kalon Vllaznia ka hedhur dyshimet në lidhje me të ardhmen e trajnerit Armando Cungu.

Pesë ndeshje pa arritur asnjë fitore kanë bërë që gishti i përgjegjësisë të ngrihet drejt tij nga ana e tifozëve, të cilët kanë kohë që presin rezultate më të mira nga ana e ekipit. Megjithatë, në një dalje publiku kryebashkiakja, Voltana Ademi në cilësinë e presidentes së ekipit hodhi poshtë hipotezat se Cungu mund të jetë larguar nga drejtimi i skuadrës. Sa i takon ish-trajnerit të Kukësit Ernest Gjoka, i cili është përfolur të ketë mbërritur në Shkodër, Ademi nuk preferoi të flasë por tha se ka patur një takim të gjatë me ekipin. Ende nuk dihet nëse ka vërtetësi në fjalët që kanë qarkulluar të mërkurën në opinion sportiv. Orët e ardhshme mbetet për t’u parë nesë tek Vllaznia do të ketë zhvillime.

Artikulli paraprakREHABILITOHET BLLOKU I PALLATEVE NË TEPE
Artikulli tjetërFËMIJËT GJEJNË KALLASH SHMANGET TRAGJEDI