Këto janë pamjet në disa zona të qytetit të Shkodrës gjatë së dielës.
Djegia e mbetjeve urbane ka marrë përmasa shqetësuese ditët e fundit në qytetin e Shkodrës. Pas djegies së mbetjeve në zonën e Bypassit, situata paraqitet shqetësuese përgjatë unazës lindore. Koshat që janë vendosur për depozitimin e mbeturinave, digjen në mënyrë të përsëritur në shumë zona. Kjo nuk ndodh vetëm gjatë natës, por edhe në mes të ditës. Për këtë situatë shqetësuerse dhe dëmin mjedisor që po i shkaktohet qytetit, specialistët kanë dhënë alarmin se tymi i çliruar ka efekte negative në shëndetin e qytetarëve. Institucionet përgjegjëse nga ana tjetër, akoma nuk kanë marrë masat e duhura për menaxhimin e situatës.
Përfaqësues të bashkisë Shkodër kanë deklaruar së fundmi se gjendja është alarmante, por duke larguar përgjegjësinë e tyre mbi situatën e krijuar. Edhe përfaqësuesit e Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit në Shkodër nuk kanë marrë masa konkrete që të gjejnë përgjegjësit ose institucionin që duhet të gjobitet për raste të tilla. Ndërhyrtjet kanë ngelur vetëm në kuadrin e deklartatave mediatike, por pa ndërmarrë asnjë masë shtrënguese.
Në lidhje me këtë situatë, qytetarët luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm, pasi sensibilizimi për shmangien e këtij fenomeni duhet të nis që nga secili banor i qytetit.