Durrës-Vlorë, situatë alarmante nga mbetjet

Situata e mbetjeve në qytetet bregdetare të Durrësit dhe Vlorës është alarmante. Një vëzhgim i bërë nga Ora News në dy këto dy qytete në vendgrumbullimet e plehrave nuk lë vend për koment. Siç shihet dhe nga pamjet, në Porto Romano, plehrat vijojnë të asgjësohen duke u djegur në ambient të hapur. Banorët thonë se kanë 25 vite që ankohen se djegia e mbeturinave shkakton ndotje të madhe të ajrit dhe se shëndeti i fëmijëve por edhe të rriturve po kërcënohet cdo ditë Vendgrumbullimi i mbetjeve urbane në Porto Romano, në vijë ajrore ndodhet vetëm 2 km larg nga qendra e qytetit bregdetar të Durrësit. Ndërkohë situatë e ngjashme është edhe në Vlorë, ku vendgrumbullimi i mbetjeve nuk ndodhet larg qendrës së banuar. Në Vlorë është premtuar nga kryebashkiaku, ndërtimi i një landfilli në zonën e Sherishtes, rreth 15 km nga Vlora, por nisja e punës për ndërtimin e tij duket ende larg.

Artikulli paraprakTE RINJE TE ARSIMOHEN JASHTE ,POR TE KTHEHEN NE SHQIPERI
Artikulli tjetërNISHANI TAKON HOMOLOGUN RUMUN,KERKON NDIHME PER NEGOCIATAT ME BE