Situata e krijuar nga zjarret në Mirditë, vijon të jetë problematike. Sipas të dhënave zyrtare të emergjencave civile, zjarri i rënë tre javë më parë në teritorin e Kukësit ka kaluar prej 4 ditësh në bjeshkët e Fanit dhe Oroshit. Rreziku për fshatin Shëngjin ka kalur por mbetet kritike situata për fshatrat Petoç Njesia Administrative Fan dhe Lajthizë të Njesisë Administrative Orosh.

Prej 24 oresh shërbimit zjarrfikes dhe pyjor të Bashkisë Mirdite i jane bashkuar edhe forcat zjarrëfikëse të ushtrisë dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Ata po punojnë për vënien nën kontroll të flakeve, por tërreni i vështire malor e ka veshtiresuar punen e tyre dhe në këto kushte kërkohet nderhyrje nga ajri.

Flaket e zjarrit të cilat kane kaluar prej kater ditesh në territorin e Bashkisë Mirditë kanë shkrumbuar me qindra hektarë pyje më Fan dhe Orosh, ndërsa në rrezik janë dhe zonat e banuara në fshatrat Petoc dhe Lajthize, ndaj dhe ndërhyrja nga ajri shihet si domosdoshmeri për të vënë nën kontroll situaten.

Artikulli paraprakSHKODËR, ASGJËSOHEN 3459 BIMË KANABIS SATIVA
Artikulli tjetërZHVILLOHET EDICIONI I 13-TË I TRAITHLON 2024