Reshjet e dëborës në Qarkun Kukes dhe Shkodër që nisën mbrëmjen e kaluar me intensitet, por edhe uljes së ndjeshme të temperaturave kanë sjelle ngrica në rrugë.

Drejtuesit e mjeteve udhëzohen te përdorin zinxhirët në disa akse ndërsa ka prezencë të dëborës dhe në ‘Rrugën e Kombit’.

Fushe Arrez – Iballe

Fushe Arrez – Qafe Mali –Qafe Shllak

Qafe Mali – Fierze.

Bajram Curri – Valbone

Kukes – Qafe Shllak

Tunel i Kalimashit – Morine.

Aktualisht jane veshtiresisht te kalueshme keto segmente rrugore nga debora dhe po punohet per hapjen e tyre:

Qafe Mali – Dardhe, në zonen e Pukës

Qafe Thore – Theth, në zonën e Malesise se Madhe

Tamare – Vermosh Bushtrice,

Kukës – Kala e Dodes, Diber.

Trashesia e dëbores ne to shkon nga 20 cm deri në 50 cm. Emergjencat civile njoftojnë se Komisionet e Emergjencave Civile ne Qarqe dhe Drejtoria e Pergjithshme e Emergjencave Civile ne MPB po ndjekin situatën duke e shoqëruar me masa përkatëse ne terren.

Artikulli paraprakGJENDET I VDEKUR 22-VJEÇARI NË BURGUN SHQIPTAR
Artikulli tjetërISIS-I PO MBAN PENG FËMIJËT JETIMË TË SHQIPTARËVE TË VRARË NË SIRI