Kaosi, radhët dhe pritja me orë të tëra vijojnë të jenë prezent në zyrat e gjendjes civile në qytetin e Shkodrës. Ndryshe nga pak ditë më parë teksa justifikimi ishte mungesa e internetit, kësaj here ngadalsimi në kryerjen e procedurave për paisjen e shtetasve me kartat e identitetit apo pasaporta të krijojë një situata shqetësuese.

Vetë qytetarët thonë se gjendja në zyrat e gjendjes civile është acaruese dhe aspak normale.Qytetarët thonë se përpunimi dhe procedurat duhet të bëhen më shpejt dhe jo të detyrohen të presin me orë të tëra.Gjatë ditës së sotme një personi teksa priste prej orësh në radhë i ka rënë gjëndje të fikti. Është dashur që të transportohet me ambulancë drejt spitalit të Shkodrës për t’i dhënë ndihmën e shpejtë. Raste të tillë përsëriten shpesh duke qenë se situata për paisjen me një mjet identifikimi është thuajse çdo ditë kaotike.

Artikulli paraprakRADHË KILOMETRIKE NË DOGANËN E MURIQANIT
Artikulli tjetërTJETËR AKSION PËR SEKUESTRIMIN E DUHANIT PA AKCIZË