Situatë kritike paraqitet nga zjarri në Shëngjin, ku flakët kanë dalë jashtë kontrollit pavarësisht se është punuar gjatë gjithë natës për shuarjen e tyre. Flakët u janë afruar shumë resorteve e banesave, duke bërë që gjatë natës të evakuohen turistë të shumtë që po pushonin këtë zonë në pikun e sezonit turistik, si edhe banorë të zonës.

Zjarri doli jashtë kontrollit mesnatën e 30 korrikut, ndërsa policia bllokoi rrugën që të çon drejt zonës turistike të Ranës së Hedhun për të shmangur rrezikun për banorët dhe turistët.

20 mjete zjarrfikëse janë në terren nga disa qytete, Lezha, Mirdita, Kamza, Tirana e Berati Fieri, Lushnja, Vau i Dejës dhe Shkodra. Operacioni gjatë gjithë natës është ndjekur nga Prefekti i Qarkut, nënkryetarët e bashkisë Lezhë, Drejtori i Gatishmërisë, Drejtori i Përgjithshëm të MZSH në MB, 3 fugon të FNSH, (1 Shkodra, 2 Tirana), Drejtori Policisë Vendore,  Lezhë, si dhe forca të shumta policore.

Zjarri që ka rënë në Malin e Shëngjinit prej të shtunës u riaktivizuan pasditen e së hënës, e megjithëse u ndërhy nga ajri me helikopter izolimi i flakëve ishte i pamundur.  Zjarri ra fillimisht mbi qytetin e Shëngjinit, në fshatin Mal Shëngjin dhe si rezultat i ndërhyrjes u vu nën kontroll, nga ana veriperëndimore e qytetit. Por, shtimi i erës riaktivizoi zjarrin në pjesën jugore.

Artikulli paraprakVELIPOJË, TRITOL NË LOKALIN E 35-VJEÇARIT
Artikulli tjetërSHUMË GJËRA KANË NDRYSHUAR NË DASHURI…ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT