Situata e krijuar nga zjarret në Mirditë vijon të jetë shqetesuese.Problematika më e madhe paraqitet në Njesine Administrative të Fanit, ku zjarri eshte ne pyllin me pisha dhe ndodhet afer fshatrave Xhuxhe, Petoq, Shëngjin.
Ne terren ndodhen 4 automjete zjarrfikese, 40 forca lokale dhe 60 forca te ushtrise si dhe 3 zjarrfikëse nga Tirana, ndërsa gjate paradites të së henës pati nderhyrje dhe nga ajri.
Forcat ne terren jane përqëndruar prane banesave ne fshatrat Xhuxhë, Shëngjin e Petoq, të njesise administrative Fan, ndërsa flaket e zjarrit vijojnë të jenë aktive dhe në Orosh, por fatmiresisht nuk përbëjnë rrezik për zonen e banuar.