Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë dhe Shqipëri ka komentuar nga Malësia e Madhe situatën politike dhe krizën e krijuar në vend.
Sipas diplomatit norvegjez, situata e krijuar së fundmi është një çështje e brendshme e strukturave politike. Krizën politikë të krijuar në Shqipëri e kanë komentuar edhe një sërë përfaqësuesish të huaj, ku një pjesë mbështesin kauzën e opozitës, ndërsa të tjerë nuk e shohin të arsyeshme kërkesën për një qeveri teknike. Aktualisht opozita vijon të bojkotojë seancat parlamentare, ndërsa së fundmi partitë në opozitë nuk janë regjistruar në garën për zgjedhjet e 18 qershorit.