Sjellja e tifozëve,FIFA gjobë dhe paralajmërim për Shqipërinë

Fifa ka gjobitur plot 11 Federata të ndryshme për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve gjatë ndeshjeve të kualifikueseve të Kupës së Botës. Mes tyre është edhe Shqipëria që është gjobitur nga FIFA për incidentet në ndeshjen e parë ndaj Maqedonisë në Shkodër. Ditën e sotme organet e FIFA-s kanë zbuluar se FSHF ka marrë një gjobë prej 50 mije frangash zviceriane, pikërisht për atë që ka ndodhur në ndeshjen ndaj fqinjëve tanë maqedonas. Në raportin e FIFA-s mësohet se shkak për këtë gjobë është bërë sjellja e keqe e tifozëve kuqezi, që sipas tyre kanë shkelur disa rregulla në shkallët e stadiumit. Vërshëllimi dhe kthimi i shpinës kur ekzekutohej himni kundërshtar, ndezja e flakadanëve, përdorimi i lazerave si edhe shpalosja e parullave politike ka sjellë këtë dënim. Ndërkohë që është paralajmëruar FSHF që në rast të një përsëritje të tillë, atëhere Shqipëria do të detyrohet të luajë pa tifozë në fushën e saj.

Artikulli paraprakRAMA NE MALIQ:SENSIBILIZIMI DO TE NISE NGA SHKOLLAT E PASTAJ NE LAGJE
Artikulli tjetërDEBIMI I EMIGRANTIT,SHQIPTARI TENTON TE HIDHET NGA DRITARJA BASHKE ME DJALIN 4 VJEÇAR