Byroja Parlamentare, e mbledhur pasditen e së premtes, ka dënuar deputetët e Partisë Demokratike për incidentet e një dite më parë në Kuvend
. Kështu, në mbledhje është vendosur dënimi i deputetëve Gent Strazimiri dhe Bedri Hoxha me 7 ditë përjashtim nga Parlamenti dhe Albina Dedja me 2 ditë. Kjo e fundit, në përfundim të mbledhjes ka përsëritur akuzat ndaj kryeministrit Rama për fyerje personale. “Opozita proteston për të drejtën e saj legjitime, ndërsa nga ana tjetër kemi fyerje që vijnë nga goja e kryeministrit dhe deputetëve të tij, për të mbrojtur deputetët e inkriminuar”, ka deklaruar Dedja. Ndërsa nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar se, Byroja ka vepruar sipas rregullores. “Të ndodhur në kushte të papreçedenta, Byroja veproi sipas rregullores. Ka dënuar me dy ditë përjashtim deputeten Deda. Ajo tha se nuk i kishte dëgjuar fyerjet e kryeministrit, por ia kishin treguar se çfarë kishte thënë”, ka thënë Balla.
/ Star Plus TV /