Mësoni si mos t’i bëni disa nga sjelljet dhe gjestet më të urryera në botë! Nuk është gjithnjë e dukshme kur dikush thyen kodin e etikës, pasi ky Kod nuk është i gdhendur në gurë. Ama, ekspertë të fushës – që ndër vite kanë studiuar ndërveprimet dhe sjelljet e njerëzve mes njëri tjetrit – kanë arritur së paku të hartojnë një listë me gjestet që nuk duhen bërë, edhe pse shumica prej nesh mund të jenë duke i bërë ato në mënyrë krejtësisht të pavetëdijshme. Fatmirësisht, në momentin që një gabim evidentohet, ai më pas është tepër i thjesht për t’u vënë re e të korrigjohet – gjithmonë nëse dëshirojmë. Në fund të fundit, kur lejojmë politikanët tanë t’i thyejnë kaq shpesh rregullat e etikës gjatë takimeve në Parlament, jemi të lirë të sillemi si të duam. Apo jo? Mbase, jo! Ndaj le t’i biem shkurt, rregulli nr. 1:
1 – I thërrisni kamerierit
Ka shumë gjëra të pasjellshme që dikush mund të bëjë në një restorant, por fatkeqësisht thyerja më e vrazhdë e etiketës kur dalim për të ngrënë, është edhe ajo më e përhapura. Mos fishkëlleni, mos bërtisni, mos e prekni as mos e sinjalizoni të vij shpejt tek ju kamerierin tuaj për t’i tërhequr vëmendjen. Bëni kontakt me sy në mënyrë miqësore dhe në të shumtën e rasteve kjo do të mjaftojë që ai të vij tek ju. Mos harroni, kamerierët duan t’ju shërbejnë dhe kanë një punë tepër të lodhshme. Trajtojini ata siç duhet!
2 – Ja bëni me gisht
Në shumë vende të botës përdorimi i gishtit tregues nuk duhet të ndodhë në asnjë rast të mundshëm, lëre pastaj t’i drejtohet dikujt tjetër – as duhet ta çoni nëpër mend! Shpesh shumë njerëz e përdorin gishtin tregues për të shënjestruar drejtimin që duhet marrë apo edhe për të treguar një person por sipas studimeve, ky është gjesti më i urryer në të gjithë botën. Pse? Pa çojeni pak nëpër mend, kur dikush po ju akuzon për diçka në përgjithësi ata bëjnë pikërisht këtë gjest, ju drejtojnë gishtin. Ndaj, kujtohuni për këtë dhe mundohuni ta zëvendësoni atë me një tjetër gjest, me dorë të hapur ose me dy gishta në vend të njërit.
3 – Njoftoni që do të shkoni diku ditën e fundit
Pasi e keni marrë ftesën, në përgjithësi keni rreth 24 orë për të njoftuar dërguesin nëse do t’i bashkoheni ose jo – por sigurisht, ka edhe përjashtime. Ama, rregulli i artë është ky: Mos e lini kurrë për ditë të fundit për të lajmëruar pjesëmarrjen tuaj diku pasi, eventet si darkat apo festat kanë shpenzime. Respektojeni personin që ju fton dhe kthejini një përgjigje sa më shpejt të keni mundësi, por jo ditën e fundit!
4 – Bëni thashetheme!
Prit pak, të bësh thashetheme është e pasjellshme? Po, po dhe po! Dhe është gjithashtu thyerja më flagrante dhe e përhapur e etiketës dhe një sjellje vërtetë toksike që mund t’i shkatërrojë marrëdhëniet! Dhe edhe pse shumicës së njerëzve u pëlqen një histori e treguar bukur, ka shumë arsyeje që sipas ekspertëve duhet të na shtyjnë që të mos përfshihemi në thashetheme. Ato mund të dëmtojnë padrejtësisht reputacionin e dikujt dhe mund t’ju kthehen mbrapsht dhe t’ju bëjnë të dukeni edhe më keq!
5 – I bisedoni gjërat e rëndësishme me SMS apo email
Ekspertët tregojnë se shumicës prej nesh i vjen më e lehtë t’i bisedojnë disa tema me mesazhe apo email në vend që të marrim në telefon dikë apo t’i flasim për ballë, sidomos kur bëhet fjalë për çështje të rëndësishme për ne.
6 – Postoni të gjithë jetën tuaj në rrjete sociale
Ndonjëherë, njerëzve u duhet thjesht të shfryhen – kjo është mëse e kuptueshme. Por edhe pse llogaria juaj e Facebook, Twitter apo Instagram është në fakt juaja, prezenca juaj në rrjet është tejet e rëndësishme. Ajo mund të nxisë një të panjohur t’ju gjykojë në bazë të përshtypjes së parë që ju i lini, por mënyra si ju e portretizoni veten online mund të ndikojë negativisht edhe tek punëdhënësi juaj i ardhshëm apo edhe një partner i mundshëm.
7 – Zbulimi i diçkaje jashtëzakonisht personale në fillim të një raporti
Në përgjithësi, njerëzit pëlqejnë më shumë njëri-tjetrin pasi kanë shkëmbyer besim mes njëri tjetrit. Kur zbulojmë gjëra për veten është një nga mënyrat më të mira për të bërë miq si i rritur. Por psikologët thonë se zbulimi i diçkaje shumë intime – të themi, që motra juaj ka një lidhje jashtëmartesore – ndërkohë që jeni ende duke u njohur me dikë, mund t’ju bëjë të dukeni të pasigurt dhe të ulë autoritetin tuaj. Çelësi është të jepni vetëm sasinë e duhur të gjërave personale në fillim të një marrëdhënieje miqësore ose romantike. Një studim i vitit 2013 i udhëhequr nga Susan Sprecher në Universitetin Shtetëror të Illinois sugjeron se thjesht ndarja e detajeve rreth hobit tuaj dhe kujtimeve tuaja të preferuara të fëmijërisë mund t’ju bëjë të dukeni më të ngrohtë dhe më të pëlqyeshëm.