Mbahet mbledhja e dytë e Komitetit Kombëtar të Shpëtimit. Kryeministri Edi Rama ka dhënë shifra zyrtare sa i përket situatës pas tërmetit.

“261 pallate të dëmtuara rëndë dhe të pabanueshme në momentin aktual.2137 banesa të dëmtuara rëndë.851 pallate me dëmtime të mesme ose të lehta.4618 banesa me dëme të mesme.

Tek pallatet e pabanueshme po bëhet një punë shumë e madhe, një pjesë e dytë kanë dëme të rënda, por të rikonstruktueshme. Do të përditësohen ditë pas dite.
Qarku i Tiranë 728 të inspektuara

Qarku i Durrësit 5667 të inspektuara, 438 për të shembur
Lezhë 1588 të konsiderueshme, 740 të mesme.
Të gjitha 8 spitale me dëme të riparueshme, 2 me të lehta dhe 2 qendra shëndetësore jashtë funksionit 12 të tjer atë riparueshme.

36 shkolla me objekte të rënda. “Emin Duraku” që inspektimet janë bërë, jo një po më shumë se një, situata është e qartë. Ka një pjesë të shkollës që mund të përdore, ndërsa pjesa tjetër nuk do të përdore. Të tjerat janë spekulime. Disa objekte në institucionet e drejtësisë që kërkojnë ndërhyrje urgjente. 19 monumente kulture me dëme të rënda.
500 inxhinierë.

Me zonën e Tiranës i kemi mbyllur sistemimin me shtëpi me qira, po akomodojmë në çadra ato të zonave rurale. Pastrimi i territorit nga inertet vazhdojnë, përfitimet financiare janë vendosur dhe brenda kësaj jave mbyllet dhurimi i apartamenteve për familjet me viktima.

20 mld lekë që në nisje me të ardhura buxhetore plus donacione, por pritshmëritë për donacione janë të konsiderueshme se kanë filluar bisedimet me shtet e tjera. Fond i veçantë dhe lehtësisht

666 familja janë aprovuar si përfituese e fondit me qira. Në Durrës nuk ka më apartamente, 1120 familje 922 janë akomoduar, pjesa tjetër në akomodim e sipër”, tha Rama.

Artikulli paraprakGJYQTARJA E KRIMEVE TË RËNDA DORËHIQET NGA DETYRA
Artikulli tjetërVELIERA NGEC NË PLAZHET E VLORËS, NJË RUS DHE DY UKRAINAS GABOJNË NË MANOVRIM