DREJTORI I AUTORITETIT RRUGOR FLET PAS AKSIDENTIT TRAGJIK NË ATË AKS.Dy ditë pas aksidentit tragjik që i mori jetën 3 personave në aksin Koman – Vau Dejës drejtori i Autoritetit Rrugor për Veriun Nikolin Dedvukaj, thotë se qeveria nuk ka patur mundësi që të investojë këtë vit në atë segment.

Dedvukaj tregon se kompania e kontraktuar për mirëmbajtjen para pak muajsh ka lënë në mes punën për mungesë fondesh.Drejtori i Rrugëve për Veriun ka edhe një apel ku i bën thirrje të gjithëve atyre që lëvizin në akset malore që të mos ecin me shpejtësi.Në aksin Koman – Vau Dejës, para dy ditëve 4 persona 3 prej të cilëve humbën jetën, teksa po ktheheshin nga hidrocentrali i Komanit pasi kishin kryer turnin e ruajtjes, humbën kontrollin duke përfunduar në një humnerë prej afro 50 metër në afërsi të fshatit Karm. 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/pJ5eFAJ5qK0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakVLLAZNIA NË FAZËN MË KRITIKE PËR MBIJETESË
Artikulli tjetër“NDAL DHUNËS NDAJ GRAVE”