Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një tjetër mesazh nga Skrapari ka deklaruar se 14 maji do t’i japë fund modelit të rritje së taksave me zero shërbime për qytetarët.
Teksa ka publikuar foto nga takimi me qytetarët dhe kandidatin Euglen Mustafallarin, gjithashtu Meta thekson se pas 14 majit nuk do të ketë më asnjë punonjës policie që të ndalojë qytetarët të hyjnë në bashki dhe të kërkojnë llogari për padrejtësitë që iu bëhen.
STATUSI:
Skrapari nuk ka më kohë për të humbur. Në 14 Maj merr fund modeli i rritjes së taksave me zero shërbime për qytetarët. Merr fund modeli kriminal që po e shpopullon Skraparin dhe gjithë Shqipërinë.
Pas 14 Majit, nuk do të ketë më asnjë punonjës policie që të pengojë qytetarët të hyjnë në bashki dhe t’u kërkojnë llogari të zgjedhurve të tyre.
Me Euglen Mustafallarin do t’ia rikthejmë Bashkinë e Skraparit qytetarëve. Si djalë energjik i Skraparit, si menaxher i aftë dhe bashkëpunues, ai do të bëjë më të mirën për bashkëqytetarët e tij.
Bashkë Fitojmë!