Dy ditë pasi kreu operacion appendisitin në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, kryeministri Edi Rama do të rinisë sot aktivitetet politike. Kreu i qeverisë do të marrë pjesë në Iftarin e organizuar nga kryeministria në Pallatin e Kongreseve ne orën 18:45.

Në ftesën dërguar përfaqësuesve të medias dhe të fushave të tjera, përcaktohet si një darkë Iftari në kremtim të vlerave të bashkëjetesës paqësore që i mishëron më së miri Muaji i Shenjtë i Ramazanit.

Me ketë organizimin, kryeministri Rama i rikthehet aktiviteteve që do te fillojnë nga nesër dhe në vijim.

Artikulli paraprakNXËNËSIT “PUNOJNË” XHUBLETËN NË BANESËN “ISMET HALILI”
Artikulli tjetërSHEFJA E OSBE-ODIHR-IT: PO VËZHGOJMË NGA AFËR SITUATËN POLITIKE!