Ushtria izraelite tha se dy raketa të hedhura nga Gaza kanë rënë në Detin Mesdhe, në afërsi të bregdetit të Tel Avivit në orët e para të 1 janarit. Ushtria tha se nuk ka lëshuar sirena paralajmëruese dhe nuk janë ndërmarrë masa mbrojtëse.

Hamasi, grupi islamist palestinez që kontrollon Gazën, nuk ka komentuar për këtë incident të raportuar. Vitin e kaluar, Hamasi vazhdimisht ka hedhur raketa në drejtim të Izraelit, gjatë konfliktit 11-ditor që rriti tensionet në Jerusalem. Por, që prej majit të vitit të kaluar është në fuqi një marrëveshje e armëpushimit.

Ushtria izraelite në një raport të publikuar muajin e kaluar tha se pesë raketa apo mortaja ishin hedhur nga Gaza, që prej se marrëveshja e armëpushimit hyri në fuqi. Më 29 dhjetor 2021, nga të shtënat me armë në Gaza u lëndua një civil izraelit. Kjo shtyri që ushtria izraelite të kundërpërgjigje dhe si pasojë u plagosën tre palestinezë.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA MERR MANDATIN NË KËSHILLIN E SIGURIMIT TË OKB-SË, XHAÇKA URON SHQIPTARËT: DO TË KONTRIBUOJMË NË ADRESIMIN E ÇËSHTJEVE MË TË NXEHTA TË SIGURISË NË BOTË
Artikulli tjetër“SE DI PËR SA KOHË E KAM PASUR TUMORIN NË KOKË”/ VITI I VËSHTIRË I ADRIANA MATOSHIT, DEPUTETJA SHQIPTARE FLET PËR SËMUNDJEN DHE DASHURINË ME FUTBOLLISTIN ME TË RI NË MOSHË