Prokuroria e Posaçme kunder Krimit tw Organizuar dhe Korrupsionit ka nisur një procedim penal pa emër autori për armët dhe municionet e gjetura gjatë kontrollit të forcave speciale në tri banesat e familjes Martinaj në zonën e Fushë-Kuqes në Kurbin. Bastisja u krye mëngjesin e së hënës me urdher tw SPK e miratom te Gjykatws nw kuader fw hetimeve tw operacionit Plumbi i Arge dhe hetimeve për zhdukjen e bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj. Ky hetim nuk ka persona të proceduar penalisht, pasi hetuesit ende nuk e kanë të qartë se kujt i përkisnin armët, municionet dhe uniformat e policisë të gjetura. Konkretisht armët, fishekët, silenciatorët, uniformat dhe radiot e policisë, janë gjetur brenda tri koshereve të bletëve, të cilat ishin vendosur një një zonë të përbashkët mes tri kryefamiljarëve, Mustafa, Faik dhe Rakip Martianaj. Për të përcaktuar pronarin e këtyre armatimeve të rëndave policia e shtetit i ka dërguar ato në policinë shkencore ku po analizohen shenjat e gishtave dhe element të tjerë identifikues. Armët ndërkohë do të kalojnë në ekspertizë për të provuar nëse janë përdorur në ngjarje kriminale. Për të përcaktuar pronarin e këtyre armatimeve të rëndave policia e shtetit i ka dërguar ato në policinë shkencore ku po analizohen shenjat e gishtave dhe element të tjerë identifikues. Po ashtu do tw analizohen nw laborator pwr tw pare nwse janw pwrdorur nw ndonje ngjarje kriminale. Policia e shtetit tha se kontrolli është kryer në kuadër të dy procedimeve të nisura më herët, i pari me të akuzuar Ervis Martinajn, në dosjen “Plumbi i artë” dhe i dyti për rrëmbim Personi në dëm të biznesmenit të lojërave të fatit. Për këtë të fundit policia i referohet zhdukjes së Ervis Martianajt, i cili u denoncua nga familja më 9 gusht 2022 për humbjen e kontakteve. Dy ditë para denoncimit, më 7 gusht, Martinaj ishte parë në një makinë “Audi” me agjentin e policisë Jeton Lami duke u nisur drejt Durrësit ku edhe ka humbur gjurmët.

Artikulli paraprakVITI I RI VJEN ME DIELL/ SURPRIZAT E MOTIT, JAVËN E DYTË DHE TË TRETË TË JANARIT 2023
Artikulli tjetërTENSIONET NË VERI TË KOSOVËS, HARADINAJ: VUÇIÇ TË LARGOJË BARRIKADAT, NE NUK MUND T’I VENDOSIM AFAT KFOR-IT