Fermeret e fshatit Mabe ne Zadrime te Lezhes sfidojne temperaturat e larta dhe kushtet, per tregtimin e produkeve te tyre bujqesore.

Shume prej tyre jane te zhgenjyer nga qeveria, dhe mungesa e nje tregu i ben qe ti hedhin prodhimet, e ndersa thone se vitin tjeter nuk do te mbjellin me pasi kostoja është shume me e larte se fitimi.

Femeret e zones shprehen se nuk kane marre asnje mbeshtetje apo subvencionim nga shteti.

Ata kerkojne ngritjen e nje tregu te posaçem per shitjen e prodhimeve te tyre, ne te kundërt do te vijojne te vuajne pasojat e nje tregtimi te çrregullt dhe pa standarde.

E gjithe zona e Mabes, si e vetme menyre jetese ka bujqesi. Jane te pakte fermere qe kane mbetur ne zone, e ndersa e rinjte e kane marre rruget e emigrim per nje jete me te mire, pasi nuk ka pune.

Artikulli paraprakDASH: NË SHQIPËRI KA KORRUPSION TË LARTË
Artikulli tjetërMORATORIUMI, GJUETARËT TË REVOLTUAR PËR ZGJATJEN E AFATIT