Policia kufitare në Sarandë ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj një shtetasi turk, për shkak të hyrjes së paligjshme në territorin shqiptar nëpërmjet detit.
Në një komunikatë të shpërndarë gjatë natës, Policia e Shtetit sqaron se ka nisur hetimi ndaj 37 vjeçarit me iniciale C.T, lindur dhe banues në Sarkoy, Turqi. “Procedimi penal filloi, pasi rreth orës 16.04, patrulla e mjetit lundrues BP 01, të Stacionit Port, gjatë kryerjes së shërbimit patrullë dhe vëzhgim në hapësirën detare, konstatoi një mjet lundrues që ndodhej ne ujërat greke që lundronte drejt Veriut por kaloi ujërat shqiptare duke devijuar kursin në drejtim të Qefalit dhe më pas u kthye në drejtim të Kasolles”, sqaron policia. Mjeti lundrues u lokalizua në afërsi të gjirit të Kasolles. “Nga kontaktet e para të patrullës se Policisë Kufitare, u konstatua një skaf plastik, me flamur amerikan, me ngjyrë të bardhë, me gjatësi 9.45 m, me gjerësi 3 m, me dy motorra tipi Mërkuri 250 HP. Gjatë kontrollit paraprak të mjetit lundrues, në bord nuk u konstatua asnjë send i kundraligjshëm”, sqaron policia. Ne bord u konstatuan 3(tre) shtetas Turq, një femër dhe dy meshkuj, njëri prej tyre ishte kapiteni dhe pronari i mjetit, konkretisht: C.T, 37 vjeç, banues ne Sarkoy, Turqi, kapiteni i skafit Y, 37 vjeç, banues në Adana Turqi. U, 36 vjeçe, banuese në Izmir Turqi Nga verifikimi i kryer në sistem TIMS, rezultoi se shtetasit C. T dhe M.Y, nuk kane hyrje-dalje në Republikën e Shqipërisë, ndërsa shtetasja O. U, rezulton të ketë hyrë në datën 16.04.2009, nëpërmjet P.K.K Rinas dhe nje dalje në Rinas më datën 19.04.2009 nga P.K.K Rinas. Gjatë marrjes në pyetje, si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, kapiteni i skafit shtetasi C. T, deklaroi se ishin nisur nga Lefkadha – Greqi, me destinacion për në Dubrovnik.