Në skandalin e korrupsionit të “Panama Papers” zbulohet se është përfshirë edhe ekipi i Interit.

Mediat italiane, ndër to e përditshmja “Corriere della Sera”, shkruajnë se mes të përfshirëve në këtë skandal është edhe klubi i Interit së bashku me kompaninë “Finmeccanica”, aksionarët italianë të së cilës janë të përfshirë në skandal. “Emrat e tyre janë përfshirë në mesin e 11.5 milionë dokumenteve që kanë rrjedhur nga firma ligjore “Mossack Fenseca” në Panama”- shkruan “Corriere della Sera”. Në fakt, emri i këtij klubi përmendet për herë të parë nga gazeta irlandeze “Irish Times”, e cila pretendon se janë të përfshirë emra ish-lojtarësh dhe futbollistësh aktualë. Ndër emrat që lakohen është ai i ish-sulmuesit të Interit, Ivan Zamorano. Mendohet që në këtë skandal korrupsioni të jenë të përfshirë 20 klube të mëdha të futbollit, mes tyre Inter, si dhe ish-lojtarë të Barcelonës, Manchester United dhe Real Madrid.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakUSH, ARJETA TROSHANI DHE ADEM BEKTESHI NË GARË PËR POSTIN E REKTORIT
Artikulli tjetërREAL MADRITI DO TË SHESË CRISTIANO RONALDON