Drejtoria e Hetimit e SHÇBA-së, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka ndaluar shefin e Stacionit Policor Fushe Arrez, i dyshuar per marredhenie seksuale me dhune.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ne vitin 2015, por eshte kallezuar se fundmi nga vajza, ne prani te nje psikologu.

”Bazuar ne provat e mbledhura, ka dyshime te forta se ne muajin prill 2015, ajo eshte ngacmuar seksualisht nga nje punonjës policie në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kur efektivi ishte me detyre Specialist i Hetimit te Krimeve ne DVP Shkoder.

Shtetasja kishte shkuar për të denoncuar per përdhunimin që i kishin bërë disa persona ne 2015, punonjës të shtëpisë së fëmijës ne Shkodër. SHÇBA ndaloi I.D., me detyre aktuale Shef i Postës se Policisë ne Fushë Arrëz, ne DVP Shkoder, i dyshuar për veprën penale “Marredhënie seksuale me dhunë me të rritura”, informon Ministria e Brendshme mbremjen e sotme.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për hetime të metejshme.

Nderkohe autoritetet shteterore dhe organizata jo fitimprurese kane marre ne mbrojtje shtetasen duke e strehuar dhe duke u perkujdesur, ne nje Qender Sociale.

Duke perfituar nga ky komunikim publik, SHÇBA i ben thirrje çdokujt qe eshte dhunuar apo ndihet nen presion, te denoncojne menjehere prane Policise se Shtetit apo Prokurorise, si dhe prane SHÇBA nese evidentojne shkelje te punonjesve te Policise, ne numrin 0800 90 90, duke garantuar anonimat dhe reagim te shpejte.

Artikulli paraprakKREU I ODIHR PËR INSTITUCIONET DEMOKRATIKE: MBËSHTESIM MARRËVESHJEN, TË MIRATOHET DHE ZBATOHET
Artikulli tjetërMËSONI SI DO TË JETË MOTI PARA SE TË BËNI PLANE PËR FUNDJAVËN