NGJARJA NË SUPERSTRADËN LEZHË – LAÇ, NISIN HETIMET PËR ZBARDHJEN E NGJARJES. Një skandal i vërtetë është regjistruar ditën e sotme nga forcat e policisë, gjatë transportimit të një trupi të pajetë në superstradën Lezhë-Laç. Viktima Gëzim Sula, 60 vjec, u gjet sot në mëngjes i pajetë në mes të rrugës.
Policia mbërriti në vendngjarje, por nuk njoftoi ambulancën për të marrë kufomën. Në një veprim sa primitive por edhe makabër, efektivët e policisë bashkë me oficerët e policisë gjyqësore mbështollën viktimën me një batanie dhe e hodhën në karrocerinë e një kamionçine. Ky veprim bie ndesh me të drejtat themelore të viktimës, pasi transporti duhet të kryhet nga një ambulancë e morgut. Një tjetër detaj ka të bëjë edhe me ekspertizën, e cila është kryer brenda një kohe të shkurtër duke mos i dhënë shumë rëndësi ngjarjes në fjalë. Policia e Lezhës pretendon se 60 vjecari mund te jete aksidentuar gjate nates ndersa tentonte te kalonte nga njeri kah i rruges ne tjetrin. Ende nuk eshte identifikuar mjeti qe dyshohet se mund te kete perplasur viktimen gezim sula, pasi aksideti ka ndodhur ne moment erresire duke u dhene mundesi drejtuesit te mjetit qe te largohet.