Denoncimi – Skandal në Rinas, pasagjerët e Air Ernest 6 orë në bordin e avionit

Një situatë skandaloze po vijon prej disa orësh në aeroportin e Rinasit. Pasagjerët e linjës Air Ernest që duhet të ishin nisur për në destinacionin e tyre në Ankona të Italisë kanë denoncuar pranë RTV Ora News vonesa në aeroportin e Rinasit. Pasgjerët thanë se mbaheshin prej më shumë se 6 orësh në bordin e avionit pa u dhënë asnjë sqarim, gjë që është e ndaluar nga rregullat aeroportuale. Pas shqetësimit të pasagjerëve, Ora News u interesua pranë autoriteteve të aeroportit Nënë Tereza, por pa marrë asnjë përgjigje mbi situatën e krijuar dhe shqetësimin e qytetarëve.

Artikulli paraprakAMNISTIA PER MAKINAT,FALEN GJOBAT E PAPAGUARA DERI NE 2016
Artikulli tjetërVLLAZNIA SHKELQEN NE JAVEN E TRETE, MUND FLAMURTIN 2-0