Skandal në “Selman Stermasi”, ikin dritat në derbin Tirana-Partizani

Ka ndodhur e papritura e madhe në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet në ndeshjen Tirana-Partizani. Në minutën e 63 të takimit, u ndërpre furnizimi me energji elektrike, duke bërë që futbollistët të shkojnë në dhomat e zhveshjes. Ora shënonte 19:34 kur zona përreth stadiumit ka energji, ashtu si edhe ambientet e brendshme të stadiumit, por duket se problemet janë te kulla e ndriçimit të stadiumit, pasi projektorët nuk ndizen. Derbi i 147 i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Ishte 0-0 ne rezultat dhe po zhvillohej një lojë e bukur dhe e fortë, por black out-i total ja prishi bukurine këtij takimi. Në mungesë të energjisë të gjithë ndezen celularë për të krijuar një atmosferë të vecante, por pati edhe tifozë që kanë ndezur zjarre në tribuna, ndërkoh spikeri i stadiumit lajmëroi që po punohet për të zgjidhur këtë problem. Pas ndërprerjes së energjisë në stadium, ndeshja Tirana-Partizani do të luhet nesër në orën 14:00 dhe takimi do të nisë në minutën e 63. Ndërprerja e energjisë, OSHEE: Defekt në nënstacionin qendër OSHEE ka sqaruar se ndërprerja e energjisë elektrike në stadiumin “Selman Stermasi” ka ardhur si shkak i një defekti në nënstacionin në qendër. Sipas OSHEE janë stakuar disa fidra në nënstacionin qendër ku si pasojë disa zona janë pa energji elektrike. OSHEE thekson se po punohet për rikthimin e energjisë elektrike. Si pasojë e ndërprerjes së energjisë në stadium, ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit u shty për ditën e nesërme në orën 14:00.

Artikulli paraprakSEKS ME MINORENEN KUNDREJT PAGESËS, ARRESTOHET ISH-POLICI
Artikulli tjetërSEKUESTROHET 1 TON KOKAINË NGA KOLUMBIA, ME VLERË 100 MLN EURO