Menjëherë pas publikimi të videoskandalit, ku kryebashkiaku i Peshkopisë Shukri Xhelili i kërkon një 20 vjeçareje favore seksuale në këmbim të një vendi pune, qeveria pritet ta shkarkojë.
Burime nga qeveria bëjnë me dije për Shqiptarja.com se kryetari i bashksië së peshkopisë dotë shkarkoeht nesër më vendim të Këshillit të Ministrave, ndërkohë pritet edhe shoqërimi i tij në komisariatin e Dibrës. Kryebashkiaku socialist u denoncua nga një 20 vjeçare, pasi i kishte kërkuar asajfavore seksuale në këmbim të një vendi pune, në një galeri arti. Videoskandali ka tërhequr menjëherë vëmendjen e deputetëve në në Kuvend, të cilët janë filmuar duke parë videon, e publikuar në emisionin “të paekspozuarit”, të Ylli Rakipit. Madje mungesa e deputëve në sallë, pasi kishin dal jashtë Kuvendit për të parë videon është bërë shkak i shtyrjes së votimit të projektligjeve që ishin në rend të ditës në seancën parlamentare.