“DH Albania” është kthyer në një çështje pas skandalit 18 milion euro me lotin e parë të “Unazës së Madhe” të kryeqytetit, me kompaninë që ka falsifikuar disa të dhënat për aktivitetin e saj dhe për datën e themelimit, ndërsa ka fituar edhe një tender 11 milionë euro nga OST.

E pasi ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri deklaroi se do t’i drejtohej Prokurorisë pas skandalit të “DH Albania”, ARRSH sot ka marrë një tjetër hap duke e ka kallëzuar penalisht kompaninë në Prokurorinë e Tiranës.

Në shkresën drejtuar organit të akuzës nënvizohen dy akuza për “DH Albania, konkretisht falsifikim i dokumenteve dhe mashtrim. ARRSH i ka nisur edhe një shkresë Agjencisë së Prokurimit Publik, për të përjashtuar nga tenderat bashkimin e kompanive “BibaX” dhe “DH Albania”.

E teksa punimet në pjesën e “Unazës së Madhe që prek edhe sheshin “Shqiponja” mbeten të pezulluara, ARRSH pritet që shumë shpejt të shpallë rihapjen e tenderit për lotin e parë të kësaj vepre infrstrukturore.

Artikulli paraprakDEKLARATË E STUDENTËVE: NESËR PROTESTOJMË TË GJITHË TEK KUVENDI
Artikulli tjetërMËSUESI-MJESHTËR DRURI QË GDHEND ULLIRIN