Të investosh e të hedhësh para vetëm për të bërë shoë kjo ndodh vetëm tek ne, ku nga buxheti i shtetit numërohen miliona lek të investuara në arsim

shëndetësi apo edhe në fusha të tjera me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetesës së banorëvë,por më e shëmtuar është kur këto investime kthehen në të padobishme.

I tillë është rasti i qendrës shëndetësore në lagjen “Xhaferraj” të fshatit Oblikë, pjesë e njësisë administrative Ana e Malit.Edhe pse ka patur një investim të mirë për t’ua ardhur në ndihmë banorëve të kësaj zone, nuk është bërë e mundur asnjëherë të punohet në të

Sot, pas tre vitesh ndërtesa në afërsi të kësaj lagje është totalisht e braktisur, e rrënuar dhe pas asnjë shpresë për t’u vënë në dispozicion, në mënyrë që banorët e kësaj zone të marrin shërbimin.

Ky është shembulli tipik kur investimet në Shkodër kryhen dhe nuk vihen asnjëherë në funksion. Si ky rast ka me dhjetra në Shkodër, ndërkohë që ata që e vuajnë janë qytetarët.

Ndërkohë, këta të fundit bëjnë apel që kjo qendër shëndetësore të vihet në funksion pasi janë të detyruar të shkojnë në qendra të tjera shëndetësore, në kohë me shi dhe në të ftohtë përgjatë dimrit.

Artikulli paraprakPUBLIKIMI NË STAR PLUS, JA SI VOTUAN GJYQTARËT PËR DAJTIN
Artikulli tjetërNISMA HUMANITARE PËR GENTIANIN NGA LEZHA