DREJTORI I FSDKSH: DHASHË DORËHEQJEN PËR TRANSPARENCË. Pas skandalit të rimbursimit të barnave ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme Astrit Beci, Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Beci i pyetur per motivet e doreheqjes se tij ka deklaruar per mediat se- “Erdha në krye të FSDKSH për transparencë, bëra transparencë dhe po iki për transparencë. Beci ka deklaroi se, i takon prokurorisë t’u shkojë deri në fund hetimeve.

Ai ka shtuar se : “Për arsye të sekretit hetimor, kam zgjedhur gjatë kësaj periudhe të mos flas publikisht Në lidhje me këtë skandal më datën 5 qershor me urdhër të Prokurorisë policia shoqëroi edhe 9 zyrtarë të këtij institucioni.  U ndaluan Drejtori Rajonal i Fondit te Detyrueshem te Kujdesit Shendetesor Tirane, Pjerin Xhuvani ,  Frida Lamçe, ekonomiste ,  dy zyrtare te tjere te kesaj Drejtorie si dhe 5 drejtues farmacish pasi janë nën hetim për skandalin e mashtrimit nëpërmjet faturave fiktive, duke shkaktuar një dëm prej 56 milionë lekësh, si rimbursime barnash nga shteti.

Artikulli paraprakPD DENONCON, PRESIONI ME ARMË N/KRYETARIT TË KZAZ
Artikulli tjetërOBLIKË, 120 FAMILJE PA UJË TË PIJSHËM