Romeo Karaj, juristi përgjegjës i OSHEE-së për çështjen e arbitrazhit ka deshmuar ne Komisionin Hetimor për CEZ.

Emri i tij është lakuar së shumti, pasi është konsideruar si dëshmitari kyç i zbardhjes së skandalit DIA-CEZ. Madje pas daljes në skenë të emrit të tij policia e ka marrë në mbrojtje për shkak të disa kërcënimeve që ai pati për të mos dëshmuar për këtë çështje. Gjatë dëshmisë së tij në komisionin hetimor për privatizimin e CEZ, Romeo Karaj ka pohuar se zotëron dokumente që dëshmojnë se procesi i privatizimit të CEZ ka nisur që në vitin 2005-2006 dhe jo në 2008 kur u hap zyrtarisht tenderi. Sipas tij, sekserë mes çekëve të CEZ dhe qeverisë shqiptare ka qenë Nuel Kala, një person me lidhje të forta me qeverinë shqiptare. Kala për këtë marrëveshje ka përfituar 3. 6 milionë euro. Për lidhjet mes Nuel Kala dhe ish-kryeministrit Berisha dhe ministrit Genc Ruli ka foto dhe dokumente. Vetëm në një muaj, mes Nuel Kala dhe ish-kryeministrit Berisha ka pasur mbi 100 telefonata, këto për të mundësuar privatizimin nga çekët të OSHEE-së. Por Nuel Kala, sipas dëshmitarit nuk ka qenë sekseri i vetëm. Përpara tij, ka pasur tentativa nga një tjetër shtetas. Hamza Merxhani një shtetas kosovar kishte bërë negociata mes CEZ dhe Berishës për të privatizuar kompaninë shqiptare të shpërndarjes së energjetikës, por kishte dështuar në këto negociata. Lidhja e Berishës me skandalin CEZ vazhdon deri në fund. Ai ka pasur takime me Rebeka Gaskin e cila është drejtuesja e vetme e DIA-s që u ngarkua nga CEZ për mbledhjen e borxheve. Gaskin ishte pasuesja e Kastriot Ismailaj në krye të DIA-s. Sipas dëshmisë së Romeo Kara, Rebeka Gaskin është takuar me ish0kryeministrin Berisha në zyrën e tij me ndërmjetësimin e Kastriot Ismailajt, i cili tashmë është i arrestuar për aferat CEZ-DIA. Dëshmia e ish-juristit të OSHEE në komisionin hetimor “Pas arritjes së marrëveshjes së shtetit shqiptar dhe CEZ grup të datës 23 qershor 2014, ne na janë ofruar mijëra emaile që nuk i kishim, dhe që janë parë nga unë fillimisht në janar 2015. Kanë qenë disa emaile që më kanë shtyrë të mendoj se procesi i privatizimit nuk është ai për të cilin ne kemi ditur ligjërisht që paska nisur në vitin 2008 me një tender të hapur ndërkombëtar, por kam të dhëna në emailet që kam gjetur që për këtë proces ka patur tentativa që në vitin 2005 apo 2006. Konkretisht kam gjetur emailin e parë të datës 7 shtator 2009, ku një person me emrin Nuel Kalaj, i cili i drejtohet në këtë email drejtorit të CEZ grup në Pragë. Emaili shpreh një keqardhje që punët në CEZ në Shqipëri nuk po shkojnë mirë, dhe midis të tjerave thotë që më vjen keq që pas një pune katër vjeçare dhe negocimesh të tëra që i kam bërë unë dhe zoti Petran, zoti Petran është një pjesëtar çek i grupit të negocimit që ka qenë , është njohur zyrtarisht me ne. Të ndodhin gjëra të tilla që të shkatërrojnë frytet e punës tonë dhe përpjekja ime katërvjeçarë për të futur një ndërmarrje të suksesshme si CEZ-i në sektorin energjetik shqiptar të përfundojë jo me sukses. Ne kishim një dëshmi nga një ish- drejtues i DIA-s që në vjeshtë të vitit 2009 Ismailaj ka marrë premtimin që do të marrë një kontratë të madhe nga CEZ. Donim të dinim arsyen përse i është dhënë kjo kontratë Ismailajt. Pasi ne kishim qëndrimin tonë në arbitrazh për të mbrojtur atë që ne ishim të bindur që kontrata është lidhur në kushtet e mashtrimit dhe korrupsionit. Gjithashtu duke ndjekur emailin e Nuel Kala unë kam vërtetuar se ky person ishte dhe aksioner në shoqërinë ‘Antika 04’, dhe kjo shoqëri e tij është paguar nga CEZ me rreth 900 milionë lekë të vjetra. Kërcënimi, Romeo Karaj u mor në mbrojtje nga policia Ish-drejtori i OSHEE Romeo Karaj, i cili përfaqësoi Shqipërinë në arbitrazh kundër Kastriot Ismailajt, është marrë në mbrojtje nga policia e shtetit. Ka qenë një telefonatë kërcënuese e një të dënuari me burgim të përjetshëm, ajo që ka alarmuar policinë e cila e ka marrë në mbrojtje Karajn dhe pjesëtarët e familjes së tij. I dënuari nëpërmjet telefonit të burgut, ka kërkuar nga Karaj që mos të merret me çështjen e Kastriot Ismailajt, pasi ka qenë ai që e ka përfaqësuar shtetin shqiptar në Gjykatën e Arbitrazhit, ku Ismailaj e kishte paditur Shqipërinë.

Artikulli paraprakGODITET SUPERBANDA SHQIPTARO-GREKE,GRABITEN MBI 600.000 EURO
Artikulli tjetërNUK MORI 10 NË PROVIM, VRET VETEN