Mark Zuckerberg, chief executive officer and founder of Facebook Inc., speaks during an event at the company's headquarters in Menlo Park, California, U.S., on Thursday, March 7, 2013. Zuckerberg discussed the social-network site's upgraded News Feed which includes bigger photos, information sorted into topics and a more consistent design across devices. Photographer: David Paul Morris/Bloomberg via Getty Images

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg ka njoftuar largimin nga puna të drejtori i Marrëdhënieve Publike të rrjetit social, Chris Cox dhe drejtorit të WhatsApp, Chris Daniels.

Ende nuk është dhënë asnjë shpjegim për largimin e tyre.

Cox u bë pjesë e kompanisë në vitin 2005, rreth një vit pas themelimit të Facebook, ndërsa Daniels mori titullin e tij si drejtor para një viti.

Këto ndryshime erdhën pasi Zuckerberg kërkon të transformojë Facebook në një platformë private të fokusuar.

Këtë javë, rrjetet gjigande si WhatsApp, Instagram dhe Facebook kanë patur ndërprerje, gjë që ka shqetësuar përdoruesit.

Chris Cox tha se po punonin për ta rregulluar, por “New York Times” publikoi një raport ku tregonte se Facebook është nën hetim pasi është përfshirë sërish në skandalin e shpërndarjes së të dhënave.

Artikulli paraprakOPOZITA PROTESTË POSHTË ZYRËS, ZBULOHET SE KU DO TË JETË RAMA TË SHTUNËN
Artikulli tjetërITALI, SHQIPTARI KAPET ME KOKAINË TË PASTËR NË MAKINË