JANË DËRGUAR 10 MLN DOLLARË PËR TË BLERË VOTAT E BOTËRIT 2010 NË AFRIKË. Pas skandalit që përfshiu FIFA-n, zbulohen çdo ditë e më shumë detaje që e njollosin edhe më tepër imazhin e organit drejtues të futbollit botëror.Emitentja e njohur britanike BBC ka publikuar transkasionet e të ardhurave që kalonin nga instuticioni qeverisës i futbollit për tek Jack Ëarner,

ky i fundit ndodhet në krye të listës së të akuzuarve për korrupsion dhe pastrim parash. Mësohet se ish-zv. Presidentit të FIFA-s Ëarner i janë dërguar plot 10 milion dollar me qëllim për të bindur vendet e zones së Karaibeve të votonin aso kohe Afrikën e Jugut si vend organizator për botërorin e vitit 2010, dhe në fakt ajo e drejtë u fitua pikërisht nga vendi afrikan. Gjithashtu televizioni britanik bën të njohur se Ëarner një pjesë të parave i ka shfrytëzuar për të shlyer borxhe personale, ndërsa po ashtu mësohet se janë kryer tre transaksione të plota, i pari më 4 Janar të vitit 2008, i dyti më 1 Shkurt të po të njëjtit vit dhe i treti më 10 Mars të 2008-es, për një total pra që kap shifrën e 10 milion dollarëve. Këto financa kanë kaluar në llogarinë e federatës së amerikës veriore dhe qëndrore e cila kontrollohej plotësisht nga Ëarner, e më pas ky i fundit i ka shpërndarë në mënyrë të veçantë ku secili zarf përmbante 40 mijë dollar më qëllim përfitimin e votës për Afrikën e Jugut. 72 vjeçari i pyetur nga hetuesit e FBI-s ka mohuar gjithçka për shpërdorimin e të ardhurave apo për shfrytëzimin e paligjshëm të financave. Ndërkohë që për Jack Ëarner mund të nisë edhe një tjetër procedim penal në atdheun e tij Trinidad Tobago, një informacion që e konfirmoi vetë ministri i sportit i këtij vendi. Dita ditës po konfirmohen spekulimet se FIFA vitet e fundit ka qënë një organizatë e sëmurë nga korrupsioni i lartë.

Artikulli paraprakSHQIPËRI – FRANCË ZGJON INTERES TË MADH PËR SHQIPTARËT
Artikulli tjetërBASHA NË DAJÇ: ME 21 QERSHOR VOTA PËR VOLTANA ADEMIN