Skandali, Kryetari i Gjykatës i kërkon seks qytetares

Emisioni investigativ “Stop” ka denoncuar në mbrëmje një aferë seksuale ku është përfshirë kreu i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi. Emisioni pretendon se kryegjykatësi i këtij rrethi ka kërkuar favore seksuale ndaj një qytetareje, e cila kishte një proces gjyqësor në këtë gjykatë. Në bazë të regjistrimit del që Boçi i ka kërkuar disa herë qytetares që të bëhet e dashura e tij dhe se gjyqin do ta fitonte. Denoncuesja kishte një çështje në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër dhe ka kërkon takim me kreun e saj, Guximtar Boci. Por në zyrën e tij, kryetari tenton ta puthë dhe i bën ofertë seksuale.

Artikulli paraprak“LUMI I MADH”I KOKAINES,SHQIPTARET KISHIN KLIENTE KRYEBASHKIAKUN
Artikulli tjetërOPOZITA BOJKOTON,VOTOHET PJESERISHT PAKETA PER BANKAT E PERMBARIMIN