Nje kerkim i thjeshtë në insitutin e monumenteve të kulturës, në faqen zyrtare të ministrisë së Kulturës dhe befas, cdo person befasohet.

Sapo të klikosh në listën e Shkodrës, përballesh me nje listtë të gjatë të objekteve qe jane monument kulture ne Shkodër, një pjesë e të cilave nuk ekzistojnë. Në rastin e parë, të gjithë e dinë, që në Shkodër, Shtepia e pionerit nuk ekziston më, nuk është më një monument kulture, por megjithatë është në listën e gjatë të detajuar të insitutit të monumenteve. Megjithatë, këtë pjesë do e kalojmë për harresë apo për mos vemendje. Por më poshtë, është një tjëtër skandal, ai i adresave të këtyre monumenteve. Një pyetje që na lind natyrshëm, kryesisht brezit të ri. Ku është bulevardi Stalin në Shkodër?! Duket se nostalgjikët nuk e kanë harruar një emertesë të tillë, duke na treguar që Muzeu Popullor qënka pikerisht në këtë bulevard, emertesa të turpshme që na sjellin shumë pas në kohe, në kohen e regjimit komunist, nje regjim që shqiptarët e larguan në vitin 1991, por që duket se ne dokumentet zyrtare ekziston ende. Por përtej kësaj, shtëpia muze e oso kukës, apo muzeu i qytetit, nuk qënka monument culture i gjithi, por vetem në dy dhoma të saj, të paktën kështu thuhet në këto dokumente. Nje informacion i cunguar, i pa plotë, i pa kuptimtë dhe pa asnjë sqarim, kjo është ajo cfarë ofrohet në këto dokumente të cilët duket se janë lënë së bashku me mungesen e vemendjes në pluhurin e harresës

Artikulli paraprakZHVILLOHET FESTIVALI I 8-TE I POEZISE SE PABOTUEME
Artikulli tjetërVAU DEJËS, NIS PUNA PËR UNAZËN E QYTETIT