Vetëm pak ditë pasi drejtori ekzekutiv i Sekretariatit të Komitetit të Energjisë në Vjenë, Janez Kopac, deklaroi se marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe CEZ, ishte si kusht për dhënien e statusit kandidat, reagon Bashkimi Europian.

Zëdhënësja për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Maja Konçijançiç deklaroi se Komisioni Europian ka qenë pro kësaj marrëveshje përfshirë edhe si kusht për dhënien e statusit kandidat.  Maja Konçijançiç: “Sa i përket çështjes së CEZ, Komisioni Europian ka mbështetur gjithmonë një marrëveshje miqësore dhe të kënaqshme për të dyja palët për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes kompanisë çeke dhe qeverisë shqiptare për licencën e filialit që operon në Shqipëri. Marrëveshja e arritur në qershor të 2014 duhet të nxisë qeverinë shqiptare për të ndjekur reformat shumë të nevojshme në sektorin e energjisë elektrike me qëllim sigurimin e qëndrueshmërisë së saj ekonomike dhe përqasjes me kërkesat e Komunitetit të Energjisë. Por përpos marrëveshjes, zyrtarja e Lartë e Bashkimit Europian vlerëson se dhënia e statusit kandidat për Shqipërinë ishte si rezultat i reformave të ndërmarra nga qeveria. Marrëveshja e Shqipërisë me CEZ për të shmangur arbitrazhin ka rikthyer debatet politike në vend, ku mazhoranca e cilëson si një shpëtim për të shmangur miliona euro dëmshpërblime, ndërsa për opozitën kërkon nisjen e një hetimi ndërkombëtar ndaj kompanisë çeke.

Artikulli paraprakZBARDHET DËSHMIA E TOM DOSHIT NË POLICI
Artikulli tjetërRAMA NË “ZËRIN E AMERIKËS” PËR ÇËSHTJEN CEZ