Qindra qytetarë marshuan të hënën nga Piramida drejt sheshit “Nënë Tereza” me thirrjen “Nuk jeni vetëm” në shenjë mbështetjeje të fëmijëve të Qendrës Rezidenciale në Shkodër, të cilët dyshohen se janë bërë pre e abuzimeve seksuale.

Në atë që ishte një protestë prekëse, pjesëmarrësit mbanin në duar pankarta ku shprehnin zemërimin për mungesën e kujdesit ndaj fëmijëve në jetimore dhe lodra prej pelushi. Protestuesit nënshkruan një kartolinë të madhe me mesazhe dashurie dhe përkujdesi të cilën do t’ia dërgojnë fëmijëve të Qendrës Rezidenciale në Shkodër. Më 18 maj, opinioni publik shqiptar u shokua kur zyra e prokurorit në Shkodër, zbuloi se kishte dyshime se tre vajzave të moshës 6, 8 dhe 11 vjeçe në Qendrën Rezidenciale për Fëmijë të këtij qyteti ishin bërë viktima të abuzimeve. Prokuroria ka urdhëruar arrestimin e ish drejtoreshës së qendrës Albana Llazani dhe të tre punonjësve të jetimores.

Artikulli paraprakSKANDALI, NËNA E 3 VAJZAVE: DUA TË MARR FËMIJËT, POR NUK MË LEJOJNË!
Artikulli tjetërGARA PËR KREUN E PS, JA EMRAT NË QARKUN SHKODËR